Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me Ambasadorin Bosch dhe Koordinatoren e UNDP-së Lubrani

Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me Ambasadorin Bosch dhe Koordinatoren e UNDP-së Lubrani

Prishtinë, 05/12/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim të përbashkët me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch dhe Koordinatoren e UNDP-së në Kosovë, Osnat Lubrani.

Në këtë takim, Zëvendëskryeministri Kuçi, Ambasadori Bosch dhe znj. Lubrani, kanë biseduar për sundimin e ligjit në Kosovë, në veçanti për mbështetjen e Holandës dhe UNDP-së, në reformimin e administratës publike dhe në programin për zhvillim të kapaciteteve.

Po ashtu, temë e takimit ishte edhe vazhdimi i bashkëpunimit në luftën kundër dhunës në familje.  

Foto Galeria

Skip to content