Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me ambasadorin britanik, Ian Cameron Cliff

Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me ambasadorin britanik, Ian Cameron Cliff

Prishtinë, 23/09/2011

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cameron Cliff, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politikë në Kosovë.

Më këtë rast, ambasadori Cliff ritheksoi përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar për pavarësinë e Kosovës dhe integritetin territorial të saj.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Kuçi falënderoi ambasadorin Cliff dhe Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për ndihmën e vazhdueshme që janë duke e dhënë për Kosovën dhe e vlerësoi si të rëndësishme që të ketë përkrahje nga Mbretëria e Bashkuar për liberalizimin e vizave dhe për arritjen e marrëveshjeve kontraktuale me BE-në.

Në këtë takim, ambasadori Cliff u interesua edhe për gjendjen e sistemit të drejtësisë në Kosovë, ku nga zëvendëskryeministri Kuçi u njoftua më punët që janë duke i bërë institucionet e Kosovës në reformimin dhe krijimin e një sistemi të drejtësisë sa më funksional dhe në pajtueshmëri me standardet evropiane. 

Foto Galeria

Skip to content