Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me ambasadorin francez, Fitou

Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me ambasadorin francez, Fitou

Prishtinë, 14/09/2011

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Francës, Jean-François Fitou, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Më këtë rast, zëvendëskryeministri Kuçi tha se institucionet e Kosovës janë të vendosura që në bashkëpunim më institucionet ndërkombëtare, të shtrin sovranitetin dhe të vendosin rend e ligj në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, ambasadori Fitou rikonfirmoi mbështetjen e plotë të shteti francez, për vënien e rendit e ligjit dhe shtrirjen e sovranitetit të Prishtinës në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, ai shprehi mbështetjen për kthimin e Policisë dhe Doganierëve në pikat kufitare 1 dhe 31, në veri të Republikës së Kosovës, e cila duhet të realizohet në koordinim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in. 

Foto Galeria

Skip to content