
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë për Maqedoninë, Kosovën e Shqipërinë, Lars Wahlund dhe të ngarkuarën me punë pranë Ambasadës së Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Ingrid Johansson.
Në këtë takim u bisedua për zhvillimet politikë në Kosovë, në fokus për veriun, për dialogun teknik Kosovë – Serbi dhe për procesin e liberalizimit të vizave.
Më këtë rast, zëvendëskryeministri Kuçi ka falënderuar ambasadorin Wahlund, për ndihmën e vazhdueshme që shteti suedez po jep për Kosovën.
Në anën tjetër, ambasadori Wahlund tha së Suedia do e mbështesë procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.