Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me ambasadorin suedez Wahlund

Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me ambasadorin suedez Wahlund

Prishtinë, 11/12/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Suedisë për Kosovës, Shqipëri dhe Maqedoni, me seli në Shkup, Lars Wahlund.

Në këtë takim nga bashkëbiseduesit u vlerësua së Kosova dhe Suedia kanë marrëdhënie shumë të mira, ndërsa u tha së këto marrëdhënie dhe bashkëpunimi i mirë në mes të këtyre dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në takim u bisedua dhe u vlerësua pozitivisht fillimi i menaxhimit të integruar të kufirit në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
 

Foto Galeria

Skip to content