Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me Ambasadorin suedez Wahlund

Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me Ambasadorin suedez Wahlund

Prishtinë, 12/06/2013

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Suedisë për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni me seli në Shkup, Lars Wahlund, i cili ka njoftuar për përfundimin e mandatit të tij si Ambasadorë në këto vende.

Në këtë takim është biseduar për implementimin e marrëveshjes se arritur në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, me ç’rast Ambasadori Wahlund shprehi bindjen e tij në implementimin e kësaj marrëveshje.
Zëvendëskryeministri Kuçi, falënderoi Ambasadorin për mbështetjen dhe ndihmën që ka dhënë në shumë procese të rëndësishme për Kosovën. 

Nga bashkëbiseduesit u vlerësua së Kosova dhe Suedia kanë marrëdhënie shumë të mira, ndërsa u tha se këto marrëdhënie dhe bashkëpunimi i mirë në mes të këtyre dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Foto Galeria

Skip to content