
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot, priti në takim Drejtorin e ri të Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters, të cilinë e urojë për detyrën e re.
Në këtë takim, u bisedua për bashkëpunimin e Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore, ndërsa, u biseduan edhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.
Po ashtu, gjatë këtij takimi Zëvendëskryeministri Kuçi dhe Drejtori Olters, biseduan edhe për realizimin e strategjisë katër vjeçare në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore.