Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me drejtorin e Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të KE-së, Christof Stock

Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me drejtorin e Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të KE-së, Christof Stock

Prishtinë, 05/09/2011

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim njoftues drejtorin e ri të Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë, Christof Stock, me të cilin bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, për Raportin e Progresit, për aplikimin e ministrive të linjës në programet e IPA-së për vitin 2012, ku u tha së aplikimet duhet të bëhen deri në fund të këtij muaj, në mënyrë që Kosova të fitojë sa më shumë nga këto programe.

Po ashtu, u bisedua lidhur me programet e binjakëzimit të KE-së dhe u vlerësua së Kosova duhet t’i shfrytëzojë në maksimum këto programe.  

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Kuçi tha së Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Zyrën Ndërlidhëse të KE-së dhe shprehu sigurinë e tij së Raporti i Progresit për vitin 2011, do jetë më i favorshëm për Kosovën.

Në anën tjetër, drejtori Stock premtoi vazhdimin e ndihmës së Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian për Kosovën.  

Foto Galeria

Skip to content