
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Eurodeputeten, njëherësh Raportuese për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek, të cilën e ka falënderuar për kontributin e saj të dhënë në mbrojtje të interesave të Kosovës.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me Parlamentin Europian dhe për zhvillimet e përgjithshme politike në Kosovë.
U bisedua edhe për procesin e reformës zgjedhore, proces i cili nga bashkëbiseduesit u vlerësua si i rëndësishëm për të përfunduar, ndërsa u bisedua edhe për liritë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë.