Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me homologun nga Maqedonia, Musa Xhaferi

Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me homologun nga Maqedonia, Musa Xhaferi

Prishtinë, 26/04/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot është takuar me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në të dyja vendet.

Po ashtu, u bisedua për sistemin e drejtësisë, ku Zëvendëskryeministri Kuçi ka njoftuar homologun e tij, për punët që janë duke i bërë institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë në reformimin e këtij sistemi.

Në anën tjetër, Zëvendëskryeministri Xhaferi pasi foli për funksionimin e sistemit të drejtësisë në Maqedoni, shprehi gatishmërinë për ofrimin e përvojave të vendit të tij, për sistemin e drejtësisë së Kosovës. 

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thëllimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Maqedonisë në përgjithësi, me thekës të veçantë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë. 

Foto Galeria

Skip to content