
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot priti në takim Komandantin e Operacioneve Civile të BE-së, Hansjorg Haber dhe Kryesuesin e EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac.
Në këtë takim, diskutimet u përqendruan në përmirësimin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit në Kosovë dhe rendësin e partneritetit të vazhdueshëm në mes të institucioneve për sundimin e ligjit të Republikën së Kosovës dhe EULEX-it, veçanërisht pasi vendi del nga një periudhe e pavarësisë së mbikëqyrur dhe synon që t’i përmbush ambiciet e tij për integrim evropian.