Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me Kryetarin e Bujanocit

Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me Kryetarin e Bujanocit

Prishtinë, 13/04/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

Në këtë takim, në të cilin u bisedua për zhvillimet politike në Kosovës dhe Luginë të Preshevës, u tha se Qeveria e Kosovës dhe përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës kanë bashkëpunim shumë të mirë dhe kanë preokupim të përbashkët për zhvillimet ma të mira dhe më demokratike, në kuptimin ma zhvillimor për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Pas takimit, Zëvendëskryeministri Kuçi tha se me Kryetarin Kamberi kanë ruajtur kontaktet me qëllim të përbashkët për ruajtjen e integritetit kombëtar dhe rritjen e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Luginës së Preshevës.

Zëvendëskryeministri Kuçi edhe një herë premtoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zvogëlimin e shumave të taksave kufitare për shqiptaret e Luginës së Preshevës dhe për mundësinë e shpërndarjes falas të librave shkollore për aq sa përputhen programet arsimore të ciklit fillor, për nxënësve shqiptarë të Luginës, si dhe për përshpejtim të procedurave për marrjen e diplomave nga studentët e kësaj anë.

Në anën tjetër, Kryetari Kamberi shprehi mirënjohjen e Komunës së Bujanocit, për angazhimet e Qeverisë së Kosovës që shkojnë në favor të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndërsa shprehi shqetësimin e tij lidhur me situatën e përgjithshme në Serbi dhe për zhvillimet që mund të ndodhin atje.

Foto Galeria

Skip to content