Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me Ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë, Fatmir Besimi

Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me Ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë, Fatmir Besimi

Prishtinë, 21/02/2012

 Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim, Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi.

Në këtë takim, bashkëpunimi në mes të dy shteteve u vlerësua të jetë i shkëlqyeshëm në të gjitha sferat, përderisa sfera e mbrojtjes dhe sigurisë u konstatua të jetë e një rëndësie të veçantë dhe u tha se dy ministritë respektive do t’i bashkërendojnë kapacitetet e tyre drejtë integrimit të plotë euroatlantik. 

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Kuçi inkurajojë Ministrin e FSK-së, Agim Çeku dhe atë të Mbrojtjes së Maqedonisë, Fatmirë Besimi, që ta intensifikojnë dhe materializojnë partneritetin e dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Foto Galeria

Skip to content