Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me Osnat Lubrani, përfaqësuese e UNDP-së në Kosovë

Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me Osnat Lubrani, përfaqësuese e UNDP-së në Kosovë

Prishtinë, 21/09/2011

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, Osnat Lubrani.

Në këtë takim u bisedua për hartimin e Ligjit për Statistikat e Kosovës dhe u tha se ky ligj do t’i plotësojë të gjitha standardet ndërkombëtare, ndërsa, zonja Lubrani ofroi asistencën e plotë të UNDP-së, në hartimin e këtij ligji.

Temë tjetër e takimit ishte edhe reformimi i administratës publike të Kosovës, për çka UNDP-ja ka ofruar një këshilltar ndërkombëtar për Qeverinë e Kosovës, në ndihmë për reformimin e administratës publike.

Po në këtë takim, zëvendëskryeministri Kuçi ka kërkuar që pas shikimit të fondeve të UNDP-së për programin e CDF-it, UNDP-ja të vazhdojë ofrimin e konsulences për nevojat e Qeverisë së Republikës së Kosovës. 

Foto Galeria

Skip to content