Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me përfaqësuesit e AGPK-së

Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me përfaqësuesit e AGPK-së

Prishtinë, 03/02/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim disa anëtar të Bordit të Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK), të kryesuar nga Kryetari Arben Ahmeti, me të cilët ka biseduar për shumë çështje që kanë të bëjnë me punën e gazetarëve, me thekës të veçantë për përmbajtjen e Draft-kodit Penal të Republikës së Kosovës, respektivisht nenit 37 dhe 38 të këtij draft-kodi.

“Sot kemi arritur në disa përfundime që kanë të bëjnë me përmbajtjen e Draft-kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe kemi parë që neni 37 dhe 38 i këtij draft-kodi ka ngritur debate në sheqerin tone, andaj unë si Ministër i Drejtësisë reflektoj përball debateve të hapura, reflektoj përball opinionit publik, në veçanti reflektoj për mendimet që jepen nga mediat dhe njerëzit e mediave, kështu kemi arritur në përfundim që në bazë të kompetencave të mija ligjore dhe kushtetuese, nenin 37 dhe 38 ta heqim nga Draft-kodi Penal, ku do të garantohet një mundësi më e madhe për pune me të lirë dhe perceptim pozitiv për mediat dhe gazetarët, sepse tashme materia e kontestuar në Draft-kodin Penal rregullohet me Ligjin për përgjegjësin penale të personave juridik”, tha pas takimit Zëvendëskryeministri Kuçi.

Ndërsa, Kryetari i Bordit të AGPK-së, Arben Ahmeti falënderoi Zëvendëskryeministrin Kuçi për bashkëpunim dhe gatishmërinë e shprehur për konsultime, që të hartohet një bazë legale e cila do të lehtëson punën e gazetarëve.

“Dy nenet e Draft-kodit penal të tilla siç janë, ka shumë vende në rajon dhe më gjerë që i kanë, por ne kemi gjetur raste siç janë Shqipëria dhe Kroacia të cilat i kanë hequr pikërisht për shkak të keqinterpretimeve që mund të ndodhin të atyre dy neneve. Kemi vlerësuar dhe kemi kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që me pas mirëkuptim për arsye që ato dy nene japin hapësirë për tu keqpërdorur, nuk janë domosdo shumë të këqija, por japin hapësirë për tu keqpërdorur në raste të caktuar”, tha Ahmeti.

Po ashtu, Zëvendëskryeministrit Kuçi tha se me përfaqësuesit e AGPK-së janë pajtuar që në rastet kur ka të bëjë me sulme ndajë gazetarëve gjatë punës së tyre, Ministria e Drejtësisë do të propozojë që dënimet të jenë 20 deri 30 përqind më të larta, se sa në raste tjera, si dhe në Kodin Penal nuk do të parashihet shpifja apo fyerja, ku do të jepet një mundësi më e mirë që gazetarët të shprehin mendimin e tyre dhe të kenë imunitet në veprimet e tilla, megjithatë tha se kjo nuk nënkupton që mund të jetë mundësi për abuzim me ligjin. 

Foto Galeria

Skip to content