Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Asociacionit të Familjarëve te të Pagjeturve

Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Asociacionit të Familjarëve te të Pagjeturve

Prishtinë, 30/08/2011

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Asociacionit të Familjarëve te të  Pagjeturve.

Pas këtij takimi, zëvendëskryeministri Kuçi tha se duhet shtuar përkushtimet si individ dhe si Qeveri që të dihet fati i personave të pagjetur.

“Biseduam për hallet e tyre, pasi sot është Dita Ndërkombëtare e Personave të Pagjetur, Kosova ka arsye që ta shënojë këtë dite, Kosova ka arsye që ta shënojë në mënyrën tjetër këtë ditë, që t’i shtojmë përkushtimet tona edhe si qeveri edhe si individ, por edhe përkushtimin dhe presioni ndërkombëtar mbi Serbin, që të dihet fati i personave të pagjetur dhe të cilët i mungojë familjeve të tyre, andaj unë e quaj një dhimbje e pambyllur. Po ashtu kemi biseduar për mundësit që i ka Qeveria e Kosovës, kam theksuar angazhimet tona në veçanti angazhimet tona për Ligjin për personat e pagjetur, i cili është në leximin e dytë në Kuvendin e Kosovës dhe unë pres që brenda javës të miratohet ky ligj, ku do të ketë status të veçanet të organizimit të familjeve të personave të pagjetur, po ashtu kam theksuar së në Ligjin për familjet e dëshmorëve, për veteranëve, për invalidët e luftës, janë përfshire edhe familjet e të pagjeturve të cilët kanë edhe një benificion material dhe një përkujdesje institucionale për këto familje”, tha zëvendëskryeministri Kuçi.

Në anën tjetër, kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacionit të Familjarëve te të  Pagjeturve, Haki Kosoumi, takimin me zëvendëskryeministrin Kuçi e cilësoi si takimin më të rëndësishmin të zhvilluar deri me tani me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

“Ne sot kemi realizuar takimin ma të rëndësishëm me përfaqësuesit e institucioneve tona dhe nga premtimet që kemi marrë nga Zëvendëskryeministri, ne kemi marrë në një mënyrë urimin ma të mire për festen e Bajramit dhe për 30 gushtin. Shpresojmë që premtimet do të realizohen brenda mundësive të cilat i lejon ligji, pasi ne nuk kërkojmë asgjë ma tepër jashtë ligjit, por kërkojmë të realizojmë një të drejt elementare tonën, që të dimë për fatin e njerëzve që i kërkojmë tash e 12 vjet”, tha zoti Kosumi.

Po ashtu, zëvendëskryeministri Kuçi tha së me këshillin organizativ janë pajtuar që fotografit që gjinden para Kuvendit të Kosovës të largohen nga ty, ku sipas tij Qeveria e Kosovës do të financoj vendosjen e tyre në një vend tjetër në Prishtinë, ku do të dukeshin me mirë dhe për ngritjen e një memoriali për personat e pagjetur. 

Foto Galeria

Skip to content