
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Shefin e EULEX-it, Xavier de Marnac, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve, me ç’rast të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar që ky bashkëpunim duhet të vazhdoi edhe në të ardhmen, me qëllim të sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.
Po ashtu, në këtë takim u bisedua për koordinimin e punëve për takimin e radhës të Bordit Bashkërendues për Sundim të Ligjit, i cili do të mbahet me 25 korrik.