
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim ish-koordinatorin e Paktit të Stabilitetit për Evropën juglindore, Erhard Busek, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë për marrëveshjen e arritur, për menaxhimin e integruar të kufijve.
Të dy bashkëbiseduesit, këtë marrëveshje e kanë vlerësuar si një arritje pozitive dhe kanë shprehur besimin e tyre që bashkësia ndërkombëtare do të jap mbështetjen e nevojshme në implementimin e kësaj marrëveshje dhe marrëveshjeve tjera.
Po ashtu, z. Busek e ka vlerësuar rolin e përgjegjshëm dhe konstruktiv që vazhdon të luaj pala kosovare në gjithë këtë proces.
Si Zëvendëskryeministri Kuçi, ashtu edhe z. Busek, kanë ritheksuar nevojën për vazhdimin e hapave të mëtutjeshme të institucioneve të Kosovës, në koordinim të plotë me institucionet ndërkombëtare, për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës.