Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi u takuam me ambasadorin britanik, Ian Cameron Cliff

Zëvendëskryeministri Kuçi u takuam me ambasadorin britanik, Ian Cameron Cliff

Prishtinë, 14/11/2011

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cameron Cliff. 

Në këtë takim, u diskutua për bashkëpunimin e Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në shumë fusha, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit, ku Ambasadori Cliffi, shprehi kënaqësinë e tij për nivelin e bashkëpunimi.  

Po ashtu, u diskutua edhe për gjendjen në veri të Kosovës, ku të dy bashkëbiseduesit u shprehen se në këtë pjesë të Kosovës duhet të sundojë rendi dhe ligji. 
Ndërsa, në diskutimin për mundësinë e bashkëpunimit të Kosovës me Këshillin e Evropës, Zëvendëskryeministri Kuçi shprehi qëndrimin që bashkëpunimi me Këshillin e Evropës të jetë institucional dhe përfaqësimi në këtë institucion, të bëhet vetëm nga  institucionet e Kosovës.

Foto Galeria

Skip to content