Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi vlerësoi botimin e librit “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999”

Zëvendëskryeministri Kuçi vlerësoi botimin e librit “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999”

Prishtinë, 01/12/2011

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në promovimin e librit “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999”, të autores Naxhije Doçi.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Kuçi tha se kjo libër pasqyron një histori të dhimbshme të popullit shqiptarë të Kosovës, në një periudhë jashtëzakonisht të renduar, ku viktima ishin jo vetëm ata që luftuan drejtpërdrejtë me Serbinë, por, viktima ishin edhe nënat, motrat dhe gratë. 

“Kosova ka arsye ta pasqyrojë historinë e vet dhe duhet ta pasqyrojë ashtu sikur ka qenë. Historia e Kosovës është histori krenare, kur e them këtë, kam parasysh që ne opinioni publik, familjet tona, shoqëria jonë, por edhe vendi ku jetojmë e punojmë, duhet t’i pranojmë ato nena, gra dhe vajza tona, si të barabarta në shoqëri dhe t’i trajtojmë si viktima të një dhune të pa epur të Serbisë, por t’i trajtojmë edhe si një rezistencë të plotë, për çka ka qenë motiv edhe për njerëzit që kanë luftuar drejtpërdrejt për lirinë e pavarësinë e Kosovës, por edhe për ndihmën e marrë nga bota demokratike”, tha Kuçi.

Po ashtu, Zëvendëskryeministri Kuçi bëri thirrje për një guxim të plotë qytetar dhe njerëzor 
te të gjitha viktimave të luftës, edhe atyre të dhunuara, të jenë dëshmitare të asaj historie dhe mbi të gjitha dëshmitare të një akuzimi të plotë që në të ardhmen do të bëhet ndaj shtetit të Serbisë, për gjenocidin që ka bërë në Kosovë, ku guximi i tyre do të pasqyrohet drejtë. Ai tha se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë, do të jenë gjithmonë të përkushtuar që t’i ndihmojnë ato, faktet t’i dokumentojë dhe mbi të gjitha t’i pasqyrojë për Kosovën dhe botën demokratike.

“Ne kemi themeluar Institut për hulumtimin e krimeve të luftës, dhe qëllimi i institutit është të pasqyrojë krimet e luftës që ka bërë Serbia mbi Kosovën. Unë besoj që njerëzit që punojnë aty dhe të tjerët, do të ndihmojnë që të vërtetën tonë që ne e dimë dhe kemi përjetuar, ta dinë dhe ta përjetojnë edhe të tjerët, përafërsisht në mas të njëjtë”, tha Kuçi.

Kontribut të veçantë në botimin e këtij libri ka dhënë Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, andaj, edhe autorja në fjalën e saj, falënderojë Zëvendëskryeministrin, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Ministrinë e Drejtësisë, për përkrahjen e pa rezervë që kanë dhënë në botimin e këtij libri.

Foto Galeria

Skip to content