Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi vlerëson projektin CDF

Zëvendëskryeministri Kuçi vlerëson projektin CDF

Prishtinë, 09/11/2011

 Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në konferencën “Prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe Nevoja e Zhvillimit të Kapaciteteve”, e organizuar nga projekti CDF (Capacity Development Facility).

Në fjalën e tij në këtë konferencë, Zëvendëskryeministri Kuçi tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është tejet mirënjohëse për ndihmën e deritashme të projektit CDF dhe këshilltarëve të këtij projekti. “Shprehë përkrahjen tonë të plotë për të ardhmen e këtij projekti dhe mbështetjen e mëtutjeshme të këtij projekti në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve tona”, tha Zëvendëskryeministri Kuçi. 

Projekti CDF është iniciativë e përbashkët e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), i cili përkrahet financiarisht nga Qeveria e Norvegjisë. 

Kjo konferencë me punimet e saja vazhdon edhe nesër.

Foto Galeria

Skip to content