Skip to content
Zëvendësministri Basha: Të përkushtuar për zero tolerancë ndaj dhunës në familje

Zëvendësministri Basha: Të përkushtuar për zero tolerancë ndaj dhunës në familje

Prishtinë, 19/05/2017

Gjatë fjalës së tij, zëvendësministri Munir Basha tha se duke e parë gjendjen shqetësuese dhe si nevojë të domosdoshme luftimin e kësaj dukurie, vendi ynë ka krijuar mekanizma përmes legjislacionit të cilat janë dedikuar mbrojtës së të drejtave të njeriut, me theks të veçantë mbrojtjes nga dhuna ndaj gruas”.

Ministria e Drejtësisë, pas miratimit të “Strategjisë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Mbrojtje nga Dhuna në Familje” dhe Planit të Veprimit 2016 – 2020, shpreh vullnetin dhe angazhimin për trajtimin e fenomenit ndaj gruas, theksoi z Basha.

Pasi numëroi një varg veprimesh, të cilat duhet marrë, zëvendësministri Basha tha se, këto veprime padyshim e orientojnë Kosovën drejt një shoqërie dhe gjenerate të re që njëzëri mban qëndrim për tolerancë zero kundër dhunës në familje dhe që synon të jetojë në barazi, paqe dhe harmoni.

Tutje z. Basha tha, “Strategjia përfshinë dhe sektorë të ndryshëm dhe zbatimi i tyre bie nën autoritetin e ministrive dhe agjencive. Andaj, Zyra e Koordinatorit Nacional është e hapur për bashkëpunim në mënyrë që të gjitha veprimet e kësaj strategjie të jetësohen ne mënyrë sa më efektive”. 

Në fund të takimit, zëvendësministri Basha, duke i falënderuar të pranishmit i siguroi se Ministria e Drejtësisë mbetet plotësisht e angazhuar dhe e përkushtuar për të krijuar një ambient ku të gjithë qytetarët e saj ndihen të lirë dhe të barabarte para ligjit.
 

Skip to content