
Nga radhët e IRZ dhe EUKOJUST të pranishëm në takim ishin: udhëheqësi i ekipit të EUKOJUST, z. Volkmar Theobald, drejtoresha e Projektit nga IRZ, znj. Teresa Thalhammer, menaxherja e lartë e Projektit në IRZ, znj. Trime Ahmeti si dhe menaxherja e Projektit në IRZ, znj. Katinka Buhk.
Në takim është diskutuar për nismat e deritanishme reformuese të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe nismat e reja në kuadër të sundimit të ligjit në Kosovë.
Me këtë rast, zëvendësministri Sallahu shprehu mirënjohje dhe konsideratë të thellë për IRZ dhe EUKOJUST si dhe falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm me MD, në reformimin e sistemit të drejtësisë në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
Takimi pati për qëllim trajtimin e partneritetit të përbashkët, mbështetjen për Ministrinë e Drejtësisë, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së mëtutjeshme për nismat e përbashkëta ekzistuese dhe ato të reja reformuese në kuadër të sundimit të ligjit, për çka palët kishin dakordimin.