
Zëvendësministri Çelaj e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë projekt të mbështetur nga Caritas Kosova në procesin e riedukimit dhe risocializimit të personave të burgosur në këtë Qendër. Zëvendësministri Çelaj tha se pas arritjes së riedukimit dhe risocializimit, të burgosurit do të jenë shumë më të kujdesshëm me veprimet e tyre dhe në të ardhmen ata do të sillen në pajtim me ligjin si dhe do të ketë sjellje shumë më të mira si në shoqëri ashtu edhe në familje.
Ministria e Drejtësisë dhe Caritas Kosova kanë nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit për periudhën tre vjeçare 2013 – 2016, e cila përfundon me një filmin dokumentar mbi të drejtat e ri-integrimit. Ky projekt ka pasur për qëllim furnizimin e QKL-së me pajisje për rrobaqepësi dhe floktari, si dhe trajnimin e femrave dhe të miturve, të cilat janë realizuar për periudhën e paraparë. Përveç këtyre aktiviteteve, Caritas Kosova ka përkrahur edhe shumë aktivitete me të mitur si ato sportive, artistike por edhe ka ndihmuar në furnizimin me gjëra të nevojshme të cilat kanë ndikuar në procesin e riedukimit dhe risocializimit të personave të burgosur. Zëvendësministri Çelaj ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Caritas Kosova për mbështetjen e ofruar duke shpresuar që ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.