
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Në kuadër të takimeve rreth përgatitjeve për hartimin e Strategjisë për fushën e Mjekësisë Ligjore, sot Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, z. Florian Dushi, bashkë me Drejtorin e Institutit të Mjekësisë Ligjore z. Arsim Gërxhaliu, kanë takuar përfaqësuesit e shoqatave të familjarëve të personave të pagjetur, z. Bajram Qerkini, kryetar i Asociacionit të Shoqatave të të Pagjeturve dhe znj. Nesrete Kumnova, kryetare e Shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Gjakovë.
Në këtë takim, përfaqësuesit e këtyre shoqatave, shprehen disa shqetësime lidhur me aktivitetet dhe angazhimin e përgjithshëm të institucioneve për zbardhjen e fatit të personave të rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë si dhe lidhur me mbështetjen institucionale për familjet e personave të pagjetur.
Gjatë fjalës së tij, zëvendësministri Dushi premtoi angazhim më të madh në këtë drejtim të institucioneve dhe veçanërisht të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe një koordinim më të madh në mes të institucioneve relevante, përgjegjëse në këtë çështje siç janë, Ministria e Drejtësisë, Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur dhe Grupi Punues për bisedime me Serbinë.
Zëvendësministri Dushi, gjithashtu i njoftoi të pranishmit për fillimin e punës së grupit punues për hartimin e Strategjisë për Fushën e Mjekësisë Ligjore për shkak se përveç tjerash, me këtë Strategji do të përcaktohen saktë detyrat dhe roli i Institutit të Mjekësisë Ligjore në këtë proces por edhe sepse pjesë e kësaj strategjie do të jenë shumë çështje që ndërlidhen me personat e pagjetur.