Skip to content
Zëvendësministri Dushi: Të ndërtojmë mekanizma lokal kundër dhunës në familje, të ngjashëm siç i kemi edhe në nivelin qendror

Zëvendësministri Dushi: Të ndërtojmë mekanizma lokal kundër dhunës në familje, të ngjashëm siç i kemi edhe në nivelin qendror

Prishtinë, 04/12/2020

Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin mes institucioneve qendrore dhe lokale, sa i përket dhunës në familje si : trajtimi i rasteve, ri-integrimi i viktimave të dhunës, mbështetja ekonomike dhe sociale e tyre, mbështetja e strehimoreve dhe mbështetja e legjislacionit etj.

Me këtë rast, zëvendësministri z. Dushi, tha se dhuna në familje gjatë vitit 2020 ka shënuar një rritje krahas vitit paraprak.

“Dhuna në familje ka shënuar një rritje të numrit këtë vit, krahas vitit paraprak. Është një rritje që nuk do ta vlerësoja alarmante në kuptimin e shifrave, pra kemi një rritje të lehtë në krahasim me vitin paraprak. Kjo sigurisht ka ardhur si rezultat i masave që qeveritë kanë ndërmarrë për ta parandaluar COVID- 19, e që është mbyllja totale dhe problemet ekonomike”, tha zëvendësministri Dushi.

Zëvendësministri Dushi, tha se çështja e bashkëpunimit për të luftuar dhunën në familje, përfshirë këtu edhe dhunën ndaj vajzave dhe grave, duhet të shtrihet në disa nivele, duke përfshirë këtu edhe nivelin lokal.

“ Pra niveli lokal është më i afërt me familjet tona dhe shoqërinë tonë dhe është teje me rendësi. Andaj, ne kemi nisur në disa komuna të ndërtojmë mekanizma lokal kundër dhunës në familje të ngjashëm siç i kemi edhe në nivelin qendror”, deklaroi zëvendësministri Dushi.

Ndër tjerash, zëvendësministri Dushi, foli edhe për bashkëpunimin institucional gjatë kohës së pandemisë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

“ Policia, prokuroria, gjykata, mbrojtësit e viktimave, strehimoret,  pavarësisht mbylljeve dhe masave që kanë çuar edhe në reduktimin e aktivitetet brenda institucioneve tona, duke punuar me staf esencial, në kohë reale kanë trajtuar gjitha rastet e dhunës në familje”, tregoi zëvendësministri Dushi.

Krejt në fund, zëvendësministri Dushi tha se Ministria e Drejtësisë, Zyra e Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje, aktualisht janë duke punuar në Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje si dhe kanë dhënë mendim për adresimin e disa çështjeve në kuadër të Projektligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

Skip to content