
“Kjo do të thotë se gjithmonë duhet pasur parasysh se institucionet tona korrektuese kanë për detyrë korrektimin me qëllim të ri-integrimit dhe ri-socializimit në shoqëri të personave të dënuar, dhe jo ndëshkimin e tyre apo hakmarrjen ndaj tyre duke shkelur të drejtat e tyre themelore” tha Sallahu.
Shteti, theksoi Sallahu, ka për obligim të krijojë kushtet e mirëqenies për qytetarët e saj, për të gjitha kategoritë dhe përkitazi me nevojat e secilës kategori. Sa i përket personave të privuar nga liria, Ministria e Drejtësisë është angazhuar që të krijoj kushtet e nevojshme ligjore që kjo kategori të trajtohen me respekt dhe dinjitet, si dhe të kenë qasje të plotë në të drejtat e tyre të garantuara me ligj dhe konventa ndërkombëtare.
Promovimi i standardeve të larta të të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së personave të privuar nga liria, është synim i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe i Ministrisë së Drejtësisë, gjë për të cilën, tha Sallahu, bashkëpunimi, roli dhe kontributi i secilit prej akterve është tejet me rëndësi në avancimin e mëtejmë të politikave përkatëse por edhe gjatë zbatimit të tyre.