Skip to content
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, merr pjesë në Kongresin e III-të të Noterëve të Shqipërisë

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, merr pjesë në Kongresin e III-të të Noterëve të Shqipërisë

Prishtinë, 23/04/2023

Në fjalën e tij, zëvendësministri Sallahu, përshëndeti punimet e këtij Kongresi, duke theksuar se aktivitetet e tilla i shërbejnë shkëmbimit të përvojave më të mira, por edhe zgjojnë vëmendjen e autoriteteve për hartimin dhe zbatimin e politikave të nevojshme me qëllim të avancimit të standardeve të profesionit të noterit.

Sallahu bëri të ditur se Kosova dhe Shqipëria janë duke shtuar bashkëpunimin mes vete përmes nënshkrimit të marrëveshjeve, veç tjerash, edhe në fushën e noterisë, ashtu që ministrat e Drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë shumë shpejtë do të nënshkruajnë deklaratat e njohjes së ndërsjelltë të akteve noteriale, që në kushte reciprociteti do të prodhojnë efekt të njëjtë juridik në të dyja vendet.

Në fund, zëvendësministri Sallahu u shpreh i nderuar për pjesëmarrjen në këtë Kongres, ku janë prezentë përfaqësues të shumtë të autoriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare të noterëve, përfshirë edhe përfaqësuesit e Odës së Noterëve të Republikës së Kosovës.

Foto Galeria

Skip to content