Skip to content
Zëvendësministri i Drejtësisë merr pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Avokati i Popullit

Zëvendësministri i Drejtësisë merr pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Avokati i Popullit

Prishtinë, 31/05/2023

Në fjalën e tij, Blerim Sallahu theksoi se respektimi i të drejtave të njeriut, përfshirë sigurimi kushteve të përshtatshme të trajtimit të personave me probleme të shëndetit mendor në institucionet korrektuese është përgjegjësi e përbashkët.

Më tej, zëvendësministri Sallahu tha se gjatë vitit të kaluar, janë ndërmarrë disa veprime në drejtim të përditësimit dhe avancimit të programeve rehabilituese të institucioneve korrektuese, por që ka ende ka ende sfida dhe probleme që duhet të cilat duhet të adresohen dhe të zgjidhen.

Ne kemi planifikuar veprimet e nevojshme për shtimin e kapaciteteve të IPFK-së, me qëllim që të mundësojmë pranimin pa vonesë të pacientëve të paraburgosur ose të burgosur me çrregullime të rënda mendore që kanë nevojë për trajtim të menjëhershëm ose vlerësim psikiatrik, tha në fund Sallahu, duke falënderuar akterët e pranishëm në tryezë për bashkëpunimin, rolin e kontributin tyre në këtë drejtim.

Foto Galeria

Skip to content