Skip to content
Zëvendësministri i Drejtësisë, Naim Qelaj, priti në takim  një grup studentësh të Programit EMA

Zëvendësministri i Drejtësisë, Naim Qelaj, priti në takim një grup studentësh të Programit EMA

Prishtinë, 18/01/2019

Gjatë takimin me zëvendësministrin Qelaj, studentët shprehen interesim për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe harmonizimin e tij me ligjet dhe konventat ndërkombëtare që trajtojnë sidomos çështjen e të drejtave të njeriut.

Zëvendësministri Qelaj, i njoftoi ata për hapat që ka ndërmarr Kosova në ngritjen e sistemit të drejtësisë, duke i njoftuar gjithashtu edhe me hartimin e harmonizimin  e ligjeve të vendit me ato të BE.

“Synimi i Kosovës për anëtarësim në familjen Evropiane, padyshim që ka ndikuar që Kosova të harmonizojë ligjet e saj me ato të shteteve anëtare të BE-së, duke ia përshtatur ato vendit, por duke mos anashkaluar as ligjet dhe konventat ndërkombëtare, si Konventa Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ndonëse nuk është nënshkruese e tyre”, tha Zëvendësministri Qelaj.

Duke qenë në pozitën e Koordinatorit Nacional për mbrojtje nga dhuna në Familje, Zëvendësministri Qelaj, nuk la pa prekur edhe çështjen e dhunën në familje, që sipas tij, nuk është problem vetëm i Kosovës, por problem global. Ai i njoftoi studentët se në Kosovë ka filluar të rritet numri i raportimit të rasteve të dhunës në familje, fal besimit që qytetarët kanë në institucionet e vendit, por edhe fal ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për të mos pranuar dhunën si fenomen.

“Në vitin 2017 kemi pas rreth 1200 raste të raportimit të dhunës në familje, ndërsa në vitin 2018 ky numër është rritur, por jo si pasojë e rritjes së dhunës në familje, por shkak i ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për të raportuar dhunën, e po ashtu edhe rritja e besimit të tyre në institucionet e vendit”, ka thënë Qelaj.

Ai njoftoj po ashtu se krahas punëve të mira që janë bërë në Kosovë në sistemin e drejtësisë , ende ka sfida me të cilat Kosova po ballafaqohet, e ndër to më e rëndësishmja është drejtësia tranzicionale.

Studentët nga shtetet të ndryshme të botës, po qëndrojnë në Kosovë, në kuadër një vizite studimore për hulumtime që u nevojiten atyre në përgatitjet për Programin Evropian të Masterit për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizimi, që funksionin si pjesë e Qendrës Evropiane ndëruniversitare për të drejta të Njeriut dhe Demokratizim EIUC, me qendër në Venedik.

Foto Galeria

Skip to content