
U.D. e Shefes së Misionit znj. Taylor shprehu veçanërisht konsideratën e lartë për zëvendësministrin Qorrolli, në adresimin e çështjeve të cilat lidhen me pajisjen me dokumentacion civil për 100 qytetarët e Kosovës, e të cilët nga lufta e vitit 1999 janë të zhvendosur në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Institucionet e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me OSBE dhe UNHCR, kanë pajisur me kohë këta qytetarë me dokumentacionet e regjistrimit civil si dhe me dokumentacionet e evidencës së gjendjes së tyre penale. Më pas, Misioni i OSBE do ta lehtësojë bashkëpunimin me autoritetet e Shkupit zyrtar për pajisjet e këtyre qytetarëve me dokumentacionin përkatës të Maqedonisë së Veriut.
Në fund, zëvendësministri Qorrolli shprehu gatishmërinë që bashkëpunimi i ngushtë me OSBE të jetë në dispozicion të mëtejmë për interesat e përbashkëta për të dy institucionet respektive.