Skip to content
Zëvendësministri i Drejtësisë vizitoi sot Qendrën Korrektuese në Prizren

Zëvendësministri i Drejtësisë vizitoi sot Qendrën Korrektuese në Prizren

Prishtinë, 26/08/2021

Zëvendësministri Sallahu u njoftua nga afër me nevojat e stafit dhe të burgosurve të kësaj Qendre.

Në këtë takim z. Sallahu shprehu përkushtimin e Ministrisë dhe njoftoi drejtorin Ademaj se do të angazhohet në përmirësimin e kushteve të punës për stafin korrektues në mënyrë që të rritet efikasiteti, efektiviteti, siguria si dhe përgjegjësia në punë.

Po ashtu, zëvendësministri e njoftoi stafin se Ministria e Drejtësisë së shpejti do ta procedojë për miratim në Qeveri pakon ligjore lidhur me Shërbimin Korrektues, pako kjo që do të sigurojë statusin e ri të stafit korrektues si dhe do të parasheh masa që lehtësojnë risocializimin dhe ri-integrimin më të shpejtë të të burgosurve në shoqëri.

Foto Galeria

Skip to content