Skip to content
Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, takoi përfaqësues nga CSSP, z. Christoph Luttmann dhe z. Simone Ceresa.

Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, takoi përfaqësues nga CSSP, z. Christoph Luttmann dhe z. Simone Ceresa.

Prishtinë, 22/09/2022

Në takimin e sotëm të zëvendësministrit Sallahu, me z. Luttmann nga CSSP dhe z. Ceresa, u diskutua për rëndësinë e institutit të Ndërmjetësimit në zgjidhjen alternative të kontesteve, me ç'rast zëvendësministri Sallahu theksoi se institucionet gjyqësore janë të stërngarkuara me lëndë dhe se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar të promovoj Ndërmjetësimin si Institut dhe procedurën e ndërmjetësimit si metodë alternative për zgjidhjen e kontesteve. Po ashtu, z. Sallahu theksoi nevojën e ngritjes së kapaciteteve profesionale të Ndërmjetësuesve, me ç’rast kërkoi edhe ndihmën e pjesëmarrësve në takim.

Z. Luttmann nga CSSP njoftoi zëvendësministrin se kanë planifikuar një program për mbështetje të Ministrisë së Drejtësisë me qëllim të forcimit të Institutit të Ndërmjetësimit në Kosovë dhe ftuan që Ministria e Drejtësisë të prezantoj prioritetet e saj për realizimin e këtij qëllimi.

Palët u pajtuan që të takohen gjatë javës së ardhshme për koordinim të metejmë rreth programit të mbështetjes, për çka zëvendësministri Sallahu u shpreh falenderues, duke ofruar bashkëpunim të plotë për këtë qëllim.

Skip to content