Skip to content
Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Florian Dushi, ka pritur sot në takim Sindikatën e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Në këtë takim përfaqësuesit e sindikatës së SHKK-së informuan zëvendësministrin me problemet e përgjithshme të cilat po e përcjellin punën e këtij shërbimi duke u fokusuar në disa prej kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me kushte më të mira të punës për stafin në përgjithësi, pastaj kërkesa të cilat ndërlidhen me aspekte të sigurisë së stafit por edhe të institucioneve të parabur

Prishtinë, 09/09/2016

Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Florian Dushi, ka pritur sot në takim Sindikatën e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në këtë takim përfaqësuesit e sindikatës së SHKK-së informuan zëvendësministrin me problemet e përgjithshme të cilat po e përcjellin punën e këtij shërbimi duke u fokusuar në disa prej kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me kushte më të mira të punës për stafin në përgjithësi, pastaj kërkesa të cilat ndërlidhen me aspekte të sigurisë së stafit por edhe të institucioneve të paraburgimit dhe të atyre korrektuese në përgjithësi. Kërkesë tjetër e tyre ishte edhe shqyrtimi dhe ndryshimi i rregulloreve të brendshme të SHKK-së duke ia përshtatur ato kushteve dhe rrethanave të reja të krijuara në SHKK. 

Gjatë këtij takimi zëvendësministri Dushi tha se në parim pajtohet me kërkesat e tyre, por njëkohësisht i njoftoj ata rreth kufizimeve buxhetore që ekzistojnë në këtë fazë dhe njëkohësisht kërkoi mirëkuptim e tyre në këtë aspekt, duke potencuar se, megjithëkëtë, në Ministrinë e Drejtësisë do të ketë angazhim që kushtet e stafit të SHKK-së, për aq sa do të varet nga kjo Ministri, të përmirësohen akoma më shumë. 
Zëvendësministri Dushi po ashtu kërkoi nga Sindikata që të ndikoj në ngritjen e vetëdijes së stafit korrektues sa i përket disiplinës dhe përmbushjes së detyrave të punës konform ligjit dhe rregulloreve të brendshme, gjithë kjo me qëllim, ngritjen e nivelit të sigurisë dhe eliminimin e krimit dhe të korrupsionit të çfarëdo lloji brenda këtyre institucioneve. 

Foto Galeria

Skip to content