Skip to content
Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë vizitoi Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe Qendrën e Paraburgimit në Pejë

Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë vizitoi Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe Qendrën e Paraburgimit në Pejë

Prishtinë, 12/04/2021

Në këto takime zëvendësministri Sallahu u njoftua nga afër me punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet e sipër përmendura.

Me fokus të veçantë u diskutua rreh nevojave dhe kërkesave të të burgosurve, ato të shërbyesve korrektues dhe ndryshimet e nevojshme në këto institucione të cilat krijojnë pengesa për funksionimin efikas të brendshëm.

Zëvendësministri Sallahu u zotua se Ministria e Drejtësisë do të adresojë secilën kërkesë të ngritur gjatë këtyre diskutimeve, dhe se do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të zgjidhur sa më parë problemet me të cilat ballafaqohen institucionet korrektuese, të burgosurit dhe shërbyesit korrektues.

Foto Galeria

Skip to content