Zëvendësministri i Drejtësisë z. Genc Nimoni, priti sot në takim Drejtorin e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Kevin Miles.
Gjatë takimit, zëvendësministri Nimoni prezantoi dhe diskutoi për rezultatet e arritura deri më tani në fushën e sundimit të ligjit si dhe për prioritetet tutje të Ministrisë së Drejtësisë.
Z. Kevin Miles prezantoi programet e reja të INL-së dhe u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e drejtësisë penale dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve të drejtësisë.
Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në realizimin e objektivave reformuese dhe në bashkëpunimin me Ambasadën e SHBA-së dhe partnerët e tjerë ndërkombëtar, në mbështetje të prioriteteve të saj dhe avancimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.