Zëvendësministri i Drejtësisë, Genc Nimoni, priti sot në takim Zëvendësshefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), z. Mathias Zander.
Gjatë takimit u diskutua për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës, progresin e arritur në këtë fushë, si dhe prioritetet në vazhdim. Vëmendje e veçantë iu kushtua mbështetjes së agjencive në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, në mbështetje të zhvillimit institucional dhe forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.