Skip to content
Zëvendësministri Nura: Projektligji për Avokaturën Shtetërore mundëson krijimin një sistemi të qëndrueshëm e funksional për përfaqësimin e autoriteteve publike

Zëvendësministri Nura: Projektligji për Avokaturën Shtetërore mundëson krijimin një sistemi të qëndrueshëm e funksional për përfaqësimin e autoriteteve publike

Prishtinë, 17/10/2018

Në takim, që është organizuar në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës, zëvendësministri Nura ka deklaruar se për shkak të rëndësisë që ka, ky projektligj njërin prej prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë.

"Projektligji për Avokaturën Shtetërore paraqet njërin ndër prioritetet dhe  angazhimet e Ministrisë së Drejtësisë, pasi ka  për qëllim krijimin e një sistemi të qëndrueshëm funksional dhe të pavarur në përfaqësimin e autoriteteve publike të Republikës së Kosovës, në procedurat gjyqësore, administrative dhe të arbitrazhit" ka thënë Nura.

Duke përmendur mangësitë në ligjin aktual, zëvendësministri Nura ka theksuar se njëri ndër to ishte pikërisht përfaqësimi i institucioneve të nivelit lokal. Andaj, ka theksuar se me dispozitat e reja, është përcaktuar që paga e avokatit shtetëror të nivelit lokal do të jetë ekuivalente me pagën e avokatit shtetëror si dhe për qëllime efikasiteti dhe motivimi është paraparë mundësia e shpërblimit të posaçëm për çështjet gjyqësore të vështira dhe me interes të madh ekonomik e financiar për Republikën e Kosovës.

"Kërkoj nga të gjithë ju që të dërgoni komente dhe propozime konkrete, të cilat do të diskutohen me kujdes maksimal, nga stafi i Ministrisë së Drejtësisë. E gjithë  kjo me qëllim të hartimit dhe finalizimit të një projektligji sa më të mirë dhe i cili reflekton nevojën dhe mbase edhe domosdoshmërinë e ndryshimit të legjislacionit ekzistues, me synim që paranë publike ta mbrojmë në mënyrë sa më të mirë"ka theksuar zëvendësministri Nura.

Foto Galeria

Skip to content