
Zëvendësministri Qelaj, gjatë takimit me krerët e këtyre institucioneve theksoi se mbeten tejet të përkushtuar së bashku me të gjithë akterët relevant në koordinimin e aktiviteteve me qellim të realizimit të strategjisë Kombëtare Kundër Dhunës në Familje.
Gjithashtu Zëvendësministri Qelaj ka vlerësuar punën e mirë të gjyqësorit dhe organeve të drejtësisë në trajtimin e rasteve nga dhuna në familje dhe njëherit informoi të pranishmit për hapat e ndërmarrë në përmasimin e infrastrukturës ligjore dhe mekanizmave tjerë me qëllim të luftimit dhe të parandalimit të kësaj dukurie.
Kryetari i Gjykatës Themelore, z. Kabashiq ka falënderuar Zëvendësministrin Qelaj për angazhimin e tij ndërkohë e njoftoi me punën e kësaj gjykate dhe theksoi se mbeten të përkushtuar në përgjegjësi dhe profesionalizëm.
Z. Kabashiq po ashtu kërkoj nga Zëvendësministri mbështetje në kalimin e barrierave dhe paraqiti disa kërkesa konkrete lidhur me përmasimin e kushteve sa i përket infrastrukturës.
Në anën tjetër, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, z. Syla, gjatë këtij takimi duke shpalosur punën e këtij institucioni, theksoi se me rritjen e numrit të prokuroreve dhe vendosjes në objektin e ri, ka ndikuar në mbarëvajtja e punëve në këtë Prokuroi.
Në fund të takimit të dy krerët e këtyre institucioneve u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin në fusha të caktuar me theks të veçantë në trajtimin e rasteve të dhunës në familje ndërkohë që Zëvendësministri Qelaj premtoi angazhim dhe mbështetje të vazhdueshme të këtyre institucioneve.