Skip to content
Zëvendësministri Qelaj: Financimi i qëndrueshëm për ndihmën që strehimoret u ofrojnë viktimave të dhunës

Zëvendësministri Qelaj: Financimi i qëndrueshëm për ndihmën që strehimoret u ofrojnë viktimave të dhunës

Prishtinë, 14/12/2018

“Juve ju ka përcjell mungesa e financimit të qëndrueshëm dhe unë së bashku me akteret tjerët,  jemi mundu të gjemë një zgjidhje të qëndrueshme për financimin e qëndrueshëm të këtyre strehimoreve dhe kemi adresuar kërkesat tona. Personalisht kam kërkuar që shpallja dhe thirrja publike për grante të bëhet në dhjetor. Kam gjete mbështetje edhe në ministrin e financave që me ndryshimet që do bëhen në ligjin për  pushtetin lokal, për herë të parë janë fut garantët specifike për çështjet sociale”, tha Qelaj.

Gjatë aktivitetit në Ferizaj, u potencua domosdoshmëria për përkrahje financiare për strehimoret nga komunat.

“Kemi nevoje për përkrahje nga komunat e rajonit të Ferizajt, që ne të jemi në gjendje të vazhdojmë t’u shërbejmë viktimave të rajonit tonë.  Nuk përfundon çdo gjë në strehimin, për të ndihmuar në riintegrimin e viktimave, bashkëpunimi ndërinstitucional është i domosdoshëm me veprime të koordinuara do të plotësojmë boshllëqet në sistem”, tha Sevdije Bunjaku drejtoresh e strehimores “Shtëpia Ime”.

Këshilltari për të drejtat e njeriu në Misionin e OSBE-së, Cailean Maclean, theksoi se strehimoret nuk duhet të shihen vetëm si vend për strehim të përkohshëm të viktimave të dhunës në familje.

“Strehimoret nuk janë vend i refugjateve por gjithashtu ato ofrojnë  mundësi për të ardhmen dhe shpresë.  Në bashkëpunim me komunat ato mund të ofrojnë  rehabilitimin dhe pavarësinë për të jetuar përmes programeve  të arsimimit dhe edukimit , mund të ndihmojnë viktimat të shohin ndryshe mundësin për jetë të pavarur”.

Aktiviteti i Strehimores “Shtëpia ime”, në Ferizaj, që u mbajt në kuadër të 16 të aktivizimit kundër dhunës në familje.

Foto Galeria

Skip to content