
Ishte kërkesë e komunave të veriut që në këto komuna të themelohen Mekanizmat Koordinues kundër dhunës në familje, e në të njëjtën kohë kërkuan që zëvendësministri Qelaj të realizoj një vizitë në këto komuna.
Në një takim tjetër, zëvendësministri Naim Qelaj, mbajti takim pune me zyrtarët komunale për barazi gjinore. Zëvendësministri Qelaj theksoj se fuqizimi i rolit të ZBGJ-ve në politikbërje dhe vendimmarrje është parakusht që mekanizmat e parapara me Strategjinë Kombëtare Kundër Dhunës në Familje në nivel lokal të jenë funksional dhe efikas.