Skip to content
Zëvendësministri Qelaj mbetet i përkushtuar  në zbatimin e Strategjisë kombëtare Kundër Dhunës në Familje

Zëvendësministri Qelaj mbetet i përkushtuar në zbatimin e Strategjisë kombëtare Kundër Dhunës në Familje

Prishtinë, 18/06/2018

Në takim u  diskutua  për  punën që institucioneve të Republikës së Kosovës në zbatimin e strategjisë Kombëtare Kundër dhunës në  Familje, me sfidat që po përballën dhe nevojën e koordinimit ndërinstitucional  dhe angazhimit të përgjithshëm  shoqëror  në  luftimin e kësaj  dukurie.

Ishte konkluzion i përbashkët që institucionet e vendit duhet të shtojnë angazhimin e tyre në  luftën kundër dhunës në  familje.  

U pajtuan  që  të  fillojnë  vizitat  me karakter informues në  Gjykatat Themelore dhe Prokurorit  Themelore. Me qëllim që të sigurohen të dhëna  nga  tereni për plotësimin dhe realizimin e detyrave që dalin nga  Strategjia  dhe për të pasur një pasqyrë sa më të plotë  për  gjendjen  reale. Përveç kësaj me këto takime do të arrihet edhe informimi publikut me punën e  institucioneve  të vendit në parandalimin dhe  luftimin e kësaj dukurie.

Foto Galeria

Skip to content