
Kjo tryezë u mbajt në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Para studentëve, zëvendësministri Qorrolli foli për domosdoshmërinë e angazhimit të profesionistëve të rinj ligjor për ta kuptuar rëndësinë e drejtësisë gjinore ndërsa tha që mësimdhënësit duhet të sigurojë që stereotipet gjinore të pranishme në shoqëri të mos trashëgohen në mjedisin dhe komunitetin arsimor.
Tutje Qorrolli kërkoi nga studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB të luftojnë stereotipet, pabarazitë, diskriminimin gjinore dhe ngacmimet seksual sepse sipas tij, roli i një juristi është vendimtar dhe është instanca e fundit ku viktima do të drejtohet.
Zëvendësministri Qorrolli foli edhe për dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore për çka tha se dhuna ndaj grave dhe femicidi janë problem që duhet çrrënjosur.