
Para nxënësve, zëvendësministri Qorrolli foli rreth procedurës së raportimit dhe adresimit të rasteve të dhunës dhe rolin e institucioneve shteterore, për çka tregoi se trajtimi i rasteve të dhunës bëhet në pesë etapa.
Tutje, Qorrolli theksoi rëndësinë e veprimeve që duhet të ndërmarrin për parandalimin e dhunës, ndërsa kërkoi nga nxënësit të raportojnë çdo dyshim që mund të kenë lidhur me dhunën në familje apo dhunën në shkollë.
Nxënësit shprehen shumë interesim lidhur me temën e diskutuar përmes pyetjeve lidhur me kompensimin e viktimave të dhunës, strehiminin dhe mbrojtjen e tyre, raportimin dhe raste gjyqësore etj.