Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Zëvendësministri Qorrolli: Drejtësia Tranzicionale, prioritet për Kosovën

Zëvendësministri Qorrolli: Drejtësia Tranzicionale, prioritet për Kosovën

Prishtinë, 04/04/2025
Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, së bashku me Këshilltaren për Sigurinë e Njeriut nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, Sarah Jaquiéry, kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani- Rama, Prokurorin Special në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Ilir Morina, mori pjesë në tryezën e diskutimit mbi lansimin e Raportit për Monitorim të Gjykimeve për Krimet e Luftës në Kosovë, me titull: “Thyerja e Heshtjes: Drejtësia për Viktimat e Luftës?”, organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK).
Gjatë fjalës së tij hyrëse, zëvendësministri Qorrolli theksoi rëndësinë e angazhimit të institucioneve të Kosovës në sigurimin e drejtësisë dhe barazisë për viktimat e krimeve të luftës. Ai gjithashtu foli për përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës për të garantuar procese gjyqësore të drejta dhe ofrimin e mbështetjes së duhur për viktimat.
Raporti i FDHK-së, shpalos rekomandime kyçe, duke përfshirë mundësimin e gjykimeve në mungesë si një hap të rëndësishëm për vënien e drejtësisë. Nga 35 raste të monitoruara, 15 janë zhvilluar në mungesë të të pandehurve.
“Kriminelët e luftës duhet të gjenden dhe të vuajnë dënimin e merituar, por gjykimi në mungesë është një mekanizë jetik për drejtësinë”, theksoi Qorrolli.
Tutje zëvendësministri Qorrolli rikujtoi se krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga shteti i Serbisë gjatë luftës në Kosovë kanë lënë pasoja të thella, jo vetëm për viktimat e drejtpërdrejta, por edhe për tërë shoqërinë. Në këtë drejtim, sipas Qorrollit, Qeveria e Kosovës ka prioritizuar krijimin e Strategjisë Kombëtare për Drejtësinë Tranzicionale, e cila trajton shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës, bazuar në parime të qarta si: qasja e përqendruar te viktima, ndjeshmëria gjinore, pajtueshmëria me standardet ndërkombëtare dhe barazia.
Përveç qasjes në drejtësi, zëvendësministri Qorrolli tha se Strategjia thekson nevojën për forcimin e sistemit të drejtësisë dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale, si dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar. Për të përforcuar kapacitetet e institucioneve të drejtësisë, Ministria e Drejtësisë ka ndarë buxhet për shtimin e tre prokurorëve, pesë bashkëpunëtorëve profesionalë dhe dy përkthyesve që do të fokusohen ekskluzivisht në krimet e luftës.
“Drejtësia nuk është vetëm ndëshkim i kriminelëve, por një mundësi për pajtim dhe ndërtim të një të ardhmeje të drejtë dhe të barabartë për brezat që vijnë”, deklaroi zëvendësministri Qorrolli.

Foto Galeria