Skip to content
Zëvendësministri Qorrolli: Është rritur për 100% mbështetja financiare për Strehimoret

Zëvendësministri Qorrolli: Është rritur për 100% mbështetja financiare për Strehimoret

Prishtinë, 01/12/2023

Gjatë bashkëbisedimit me zyrtarët e QSGF-së, zëvendësministri Qorrolli vlerësoi lartë rolin e Stehimoreve të grave dhe fëmijëve, për çka tha se Ministria e Drejtësisë për vitin 2023 ka rritur mbështetjen financiare për 100% për këto qendra, me rreth 900 mijë euro.

Tutje zëvendësministri Qorrolli premtoi përkushtim maksimal institucional për të siguruar infrastrukturë ligjore të nevojshme për financim të qëndrueshëm të institucioneve të tilla, të cilat ofrojnë strehim, mbrojtje dhe shërbime për gratë dhe fëmijët me nevoja sociale.

Kurse drejtoresha e kësaj qendre znj. Kabashi falënderoi zëvendësministrin Qorrolli për vizitën e tij dhe kujdesin në fushën e mbrojtjes së grave dhe fëmijëve.

Foto Galeria

Skip to content