Skip to content
Zëvendësministri Qorrolli merr pjesë në konferencën “Trafikimi i aseteve të trashëgimisë kulturore: një aktivitet kriminal fitimprurës”

Zëvendësministri Qorrolli merr pjesë në konferencën “Trafikimi i aseteve të trashëgimisë kulturore: një aktivitet kriminal fitimprurës”

Prishtinë, 07/11/2023

Zëvendësministri Qorrolli përmendi rastin e fundit të djegies së shtëpisë më të vjetër në komunën e Mitrovicës për çka tha se ruajtja e objekteve apo e vendeve ku ruhen vlera të trashëgimisë kulturore, është problem që lë hapësira për abuzime nga elemente me prirje kriminale në drejtim të kërkimeve të paligjshme, përvetësimit, vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit dhe kulturës.

Tutje zëvendësministri Qorrolli tha se lufta kundër trafikimit të veprave të artit e kulturës është problem ndërkombëtar që kërkon bashkëpunim të autoriteteve kompetente të zbatimit të ligjit në fushën e hetimit të veprave penale, policisë dhe prokurorisë, përfshirë këtu trajnime nga specialistë të artit e kulturës, arkeologjisë.

Të pranishëm në këtë konferencë, ishin: ambasadori i Francës në Kosovë z.Oliver Guérot, përfaqësues nga Muzeu Kombëtar i Kosovë, policia dhe prokuroria.

Skip to content