Skip to content
Zëvendësministri Qorrolli merr pjesë në takimin e Komitetit Drejtuese të projektit të EUKOJUST

Zëvendësministri Qorrolli merr pjesë në takimin e Komitetit Drejtuese të projektit të EUKOJUST

Prishtinë, 26/07/2023

Në takimin e sotëm janë diskutuar objektivat e këtij projekti si: forcimi i kapaciteteve dhe koordinimi ndërinstitucional në sektorin e drejtësisë, transparencës së sistemit gjyqësor në Kosovë, konsolidimi, avancimi dhe bashkërendimi i kornizës ligjore si dhe përmirësimi i qasjes në drejtësi për grupet e margjinalizuara.

Në fjalën e tij, zëvendësministri Qorrolli theksoi rëndësinë e këtij Projekti si dhe mbështetjen në ristrukturimin e Ministrisë së Drejtësisë me theks të veçantë në forcim të Departamentit Ligjor, Departamentit të Profesioneve të Lira, Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, Avokaturës Shtetërore si dhe Departamentit për Integrim Evropian.

Në takim të pranishëm ishin pjesëmarrës nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Akademia e Drejtësisë si dhe përfaqësuesit e EUKOJUST.

Skip to content