
Në fjalën e tij, zëvendësministri Qorrolli tha se Kosova është një storie suksesi për të gjithë botën, për luftën e drejtë për çlirim dhe avancimin e saj në familjen euro-atlantike.
Megjithatë, sipas zëvendësministrit Qorrolli, Kosova nuk mund të harrojë sakrificën që bëri populli ynë në këtë rrugëtim dhe si rrjedhojë e kësaj duhet edhe më tej të avancojë në “forcimin e drejtësisë, dhe të angazhohet në dënimin e të gjithë atyre kriminelëve të luftës, që fatkeqësisht shumica nga ta ende lëvizin lirshëm në Serbi dhe jo vetëm”.
Zëvendësministri Qorrolli tha se vënia e drejtësisë nuk është hakmarrje, është garanci që kontribuon në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Tutje Qorrolli përmendi edhe iniciativën e Qeverisë së Kosovës për mundësimin e gjykimit në mungesë për çka tha “kryesit e krimeve të luftës nuk do të kenë mundësi t’i shmangen drejtësisë, pavarësisht që nuk janë prezent”.
Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, gjykata, prokuroria dhe policia.