Skip to content
Zëvendësministri Qorrolli mori pjesë në manifestimin për shënimin e 25 vjetorit të dëbimit të shqiptarëve të Kosovës nga regjimi serb

Zëvendësministri Qorrolli mori pjesë në manifestimin për shënimin e 25 vjetorit të dëbimit të shqiptarëve të Kosovës nga regjimi serb

Prishtinë, 08/04/2024

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe z. Skënder Asani, Drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore të Shqiptarëve (Shkup), z. Mehmet Ballazhi, Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit, z. Shkreta, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Bekim Qoku, Këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, znj. Teuta Shala- Peli, Drejtoreshe e Institutit te Historisë “Ali Hadri” dhe z. Atdhe Hetemi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve në Hanin e Elezit, z. Qorrolli theksoi rëndësinë e këtij përvjetori për historinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si një kujtim të freskët në memorien kolektive të vendit.

Para të pranishmëve z. Qorrolli tha, “Jemi mbledhur sot në Komunën emblematike të Hanit të Elezit për të shënuar një përvjetor të rëndësishëm në historinë moderne të Kosovës, të 25-tin me radhë, të një ngjarjeje që shënon kujtim të freskët në memorien tonë kolektive.”

Ai po ashtu theksoi angazhimin e vazhdueshëm për drejtësi, duke u zotuar për ndëshkimin e krimeve të kryera gjatë periudhës së luftës në vend.

Në drejtim të kësaj objektive, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të forcuar drejtësinë dhe për të garantuar ndëshkimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Për këtë qëllim, janë miratuar nga Kuvendi, Ligji për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë dhe është emëruar nga Kryeministri Drejtori i këtij Institutit. Gjithashtu, janë ndërmarrë veprime të tjera si mundësimi i gjykimit në mungesë për kriminelet e luftës dhe finalizimi i Strategjisë për Drejtësinë Tranzicionale.

Po ashtu, janë ndarë mjete për rritjen e kapaciteteve të Prokurorisë Speciale duke përfshirë emërimin e 4 prokurorëve dhe 6 bashkëpunëtorëve special, si dhe 2 staf mbështetës.

Foto Galeria

Skip to content